Politike

Gjykata s’u dha mandatet kandidatëve të majtë, Kryemadhi: Vendimi i saktë, pa tambure politike

17 Korrik 2019, 17:39 Nga DOSJA
Gjykata s’u dha mandatet kandidatëve të majtë, Kryemadhi:

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi pasi si gjykata e Tiranës dhe ajo Durrësit nuk certifikuan mandatet e kandidatëve socialist, Valbona Sakos dhe Agim Kajmakut.

Kryemadhi e cilëson pavlefshmëri absolute dhe thekson se vendimi i gjykatës tregoi se që në hapin e parë procedural e administrativ, KQZ ka shkelur kodin zgjedhor dhe ligjin. Sipas saj, që pas këtij momenti ccdo vendim i KQZ është nul.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit: 

Nul!
Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul. 
A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi. 
Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .

Gjykatat nuk u japin mandatet, “fituesve” të Durrësit dhe Vorës. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku kanë dërguar kërkesën në gjykatë për certifikimin e mandatit pwr 4 vitet e ardhshme.  Kërkesa u refuzua nga gjykatat përkatëse.Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin, ndërsa nga ana e PS-së mbizotëron heshtja

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku gjykata nuk certifikon mandatet monika kryemadhi valbona sako agim kajmaku gjykata nuk certifikon mandatet monika kryemadhi valbona sako

Sondazh

Poll