Sport

VD/ Një tifoz i Boca Juniors arrestohet në Brazil për gjeste raciste…

27 Prill 2022, 14:16 Nga DOSJA
VD/ Një tifoz i Boca Juniors arrestohet në Brazil për gjeste

BRAZIL Një tifoz i Boca Juniors nga Argjentina u arrestua nga policia braziliane, pasi bëri gjeste raciste gjatë ndeshjes së Copa Libertadores të luajtur në Sao Paulo kundër  Corinthians, njoftoi klubi brazilian të mërkurën.

Corinthians, i cili fitoi duelin 2-0 një ditë më parë, shpjegoi në një shënim, se tifozi argjentinas u denoncua nga vetë tifozët brazilianë, pasi ai bëri gjeste raciste, duke imitoi një majmun në stadiumin “Neo Química Arena” në kryeqytetin e São Paulo, të cilat janë kapur edhe në foto dhe video që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Tifozi u arrestua gjatë pushimit të lojës dhe menjëherë u transferua nga posta komanduese e policisë ushtarake që ndodhej brenda stadiumit në një komisariat të policisë civile, ku autoritetet e denoncuan për fyerje racore, një krim për të cilin dënimi mund të arrijë tre vjet në Brazil, përveç pagesës së një gjobe.

Në deklaratë, Corinthians hodhi poshtë ngjarjen dhe theksoi: “Corinthians hedh poshtë çdo akt racizmi dhe diskriminimi dhe falënderon policinë e militarizuar për efikasitetin në mbështetjen e dhënë. Ky fakt vetëm sa përforcon rëndësinë e luftës sonë për futbollin pa urrejtje,”- përfundon klubi në shënim.

Corinthians dhe Boca Juniors u takuan mbrëmjen e kësaj të marte në një ndeshje për fazën e grupeve të Copa Libertadores, e cila u mbyll me fitoren e skuadrës braziliane falë dopiedës së mesfushorit Maycon. Me këtë fitore, skuadra e Sao Paulos arriti gjashtë gola dhe mori drejtimin e grupit E.

Vídeo do momento que o torcedor do Boca Juniors imita um macaco em direção à torcida do Corinthians na Neo Química Arena. A imagem foi cedida pela Polícia Militar. pic.twitter.com/zoVvrHTw07

— Meu Timão (@MeuTimao) April 27, 2022

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “corinthians arena” boca juniors corinthians në sao paulo për herë të parë në ‘copa libertadores’ “corinthians arena” boca juniors corinthians në sao paulo për herë të parë në ‘copa libertadores’

Sondazh

Poll