Sport

Këshilltari teknik i Barçës: “Lewandowski? Të ëndërrosh është falas”

27 Prill 2022, 13:32 Nga DOSJA
Këshilltari teknik i Barçës: “Lewandowski? Të

SPANJE – Në një ceremoni hapëse të një qendre të re të Fondacionit Cruyff në Constantí, Jordi Cruyff, këshilltar presidencial dhe sekretar teknik i ardhshëm i Barçës, nuk donte të përjashtonte asnjë lojtar, as Haaland dhe as Lewandowski, pavarësisht mesazhit pesimist të presidentit Joan Laporta për lojtarin e Dortmundit.

“Unë nuk kam përjashtuar askënd. Nuk jam shumë i gatshëm të flas për emra. Do të ketë të tjerë që do të përgjigjen. E vetmja gjë që bëni, është se mërzitni klubet ku ata luajnë, unë jam më i shqetësuar për skuadrën. Ata janë të gjithë lojtarë të mëdhenj”.

I pyetur më pas për Lewandowskin, Cruyff nuk donte të specifikonte emrin e tij. “Ai është një lojtar që ka një kontratë, ne jemi të fundit që vendosim. Të ëndërrosh është falas”. 

Pas ulje-ngritjeve të këtij sezoni, Jordi Cruyff pranoi se duheshin bërë ndryshime. “Futbolli po ndryshon. Ka disa koncepte që duhen ndryshuar. Ne duhet të jemi të hapur ndaj këtyre ndryshimeve. Ata që nuk avancojnë mbesin pas. Kemi pasur një ecuri të shkëlqyer, tani jo edhe aq. Mbetet të takojmë të gjithë stafin dhe të vendosim, se çfarë duam të bëjmë. Jini të përgatitur për atë që do të vijë”.

Jordi Cruyff iu referua gjithashtu kapitullit për rinovimet. Gavi dhe Dembélé janë në pritje. “Mendoj se këto ditë, apo këto javë, është koha të punojmë për to, të shohim nëse do të përfundojnë mirë apo jo. Po mundohemi të arrijmë të njëjtin sukses si me Araujo. Është një negociatë. Janë të dy lojtarët që duan.”

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes e ardhmja e haaland jordi cruyff duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes e ardhmja e haaland jordi cruyff

Sondazh

Poll