Sport

Arrestohet personi kyç, i dyshuar në agresionin ndaj Hamraoui në nëntor

27 Prill 2022, 13:53 Nga DOSJA
Arrestohet personi kyç, i dyshuar në agresionin ndaj Hamraoui

FRANCE Gjysmë viti pas sulmit ndaj Kheira Hamraoui nga duart e dy burrave me kapuç, çështja mbetet e hapur. Mëngjesin e sotëm është arrestuar një mikeshë e ngushtë e Aminata Diallos, futbollistes dhe shoqërueses që ndodhej në makinë natën e sulmit ndaj futbollistes së PSG-së.

Kjo ndodhet aktualisht në paraburgim policor për përfshirje të dyshuar: “Me sa duket ajo mund të kishte luajtur një rol në gjithçka që ndodhi”,- thotë një burim pranë hetimit.

Fillimisht u konsiderua hipoteza, se agresioni i ushtruar ishte për shkak të rivalitetit mes dy lojtarëve, të cilët zënë të njëjtën zonë në fushë. Diallo, në fakt, u mbajt për 36 orë në Versajë derisa u lirua pa akuza për mungesë provash. Që atëherë, marrëdhënia mes saj dhe Hamraoui është përkeqësuar dhe ka përfunduar duke frekuentuar dhoma zhveshjeje të ndara.

Francezja ka edhe një vit kontratë me PSG-në, por mësohet se të dyja palët do të takohen së shpejti, për të arritur një marrëveshje dhe ndërprerjen e kontratës me ish-lojtaren e Barçës, i cili është në mosmarrëveshje me disa nga shoqet e saj të skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport aminata diallos drejtimin teknik të psg-së futbollistes kheira hamraoui rifillimit të stërvitjeve të psg-në aminata diallos drejtimin teknik të psg-së futbollistes kheira hamraoui rifillimit të stërvitjeve të psg-në

Sondazh

Poll