Aktualitet

Skadimi i pasaportave dhe kartave të identitetit, Lleshaj: Të gjithë të nxitojnë sot, të mos befasohen nesër

17 Korrik 2019, 17:23 Nga DOSJA
Skadimi i pasaportave dhe kartave të identitetit, Lleshaj: Të

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish sot për skadimin e pasaportave apo kartave të identitetit.

Në një postim në Twitter, Lleshaj iu bën apel qytetarëve të cilëve iu skadon pasaporta, se duhet të nxitojnë për të bërë aplikimin, në mënyrë që të mos befasohen nesër kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij.

Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”, shkruan Lleshaj në Twitter. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apeli i lleshajt sander lleshaj skadimi i pasaportave apeli i lleshajt sander lleshaj skadimi i pasaportave

Sondazh

Poll