Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, shkak rrjedhja e gazit

17 Korrik 2019, 12:46 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, shkak

TIRANË-  Përfshihet nga flakët një banesë mesditën e sotme në kryeqytet, në rugën “Ferit Xhajko”. Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se shkak i flakëve në banesë dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, bënë të mundur evakuimin e banorëve në banesë, duke shuar më pas flakët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrjedhje gazi tirane zjarr ne banese rrjedhje gazi tirane zjarr ne banese

Sondazh

Poll