Aktualitet

Dosja ‘Babale’, rrëfehet Erzen Breçani: Alizotin dhe Veliun i takova tek oborri i PD, gjithçka bëhet për azil

17 Korrik 2019, 11:41 Nga DOSJA
Dosja ‘Babale’, rrëfehet Erzen Breçani: Alizotin dhe

TIRANË– Gjatë seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Babale” ka dëshmuar edhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Mësohet se gjatë seancës, Breçani ka treguar se ku e kishte takuar për herë të parë Fredi Alizotin dhe se  përse i kishte dhënë para.

“Fredi Alizotin e Albert Veliun i takova rastësisht në oborrin e PD. Alizoti u prezantua si kunati i Alber Veliut. Më tha se kishte besim tek unë dhe do më tregonte diçka.  I dhashë 40 mijë lekë të vjetra Alizotit se ishtë pa ngrënë.  Edhe Albert Veliut i kam dhënë 10 mijë lekë të vjetra. Gjatë bisedës me Alizotin ai më tregoi se e gjitha bëhej për azil,“-tha Breçani.

Dëshmojnë për dosjen “Babale” ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani. Të dy kanë treguar si e kanë takuar Albert Veliun. Tashmë pritet dëshmia e Enkelej Alibeaj, Besim Hajdarmataj dhe Ylli Rakipit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert veliu dosja babale erzen brecani fredi alizoti albert veliu dosja babale erzen brecani fredi alizoti

Sondazh

Poll