Aktualitet

Aksion ndaj informalitetit, tatimoret zbarkojnë në Durrës, Seferaj: Zero tolerime për shkelësit e ligjit

17 Korrik 2019, 15:07 Nga DOSJA
Aksion ndaj informalitetit, tatimoret zbarkojnë në Durrës,

DURRËS- Ditën e sotme tatimorët kanë zbarkuar në Durrës për të inspektuar subjektet dhe bizneset që operojnë në qytetin bregdetar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se subjektet u kontrolluan për deklarimin e punonjësve, lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa do verifikohen për regjistrimin dhe deklarimet në organet tatimore.

Drejtues të Lartë nga Inspektoriati i Punës dhe DPT thanë për mediat se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj bizneseve të parregullta, të cilat dëmtojnë bizneset e ndershme dhe konkurrencën e drejtë në treg.

Jemi çdo ditë në terren, për të identifikuar shkelësit e ligjit, duke marrë masa ndaj secilit punëdhënës që mban punonjës në të zezë, nëpërmjet vendimit të pezullimit të punës, deri në formalizimin e tyre”- tha Arben Seferaj, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Deklarata e plotë:

LUFTA NDAJ INFORMALITETIT – INSPEKTORATI I PUNËS DHE  DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, INSPEKTOJNË SUBJEKTET NË DURRËS ?

Në zbatim të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektoriati i Punës dhe Sektori i Monitorimit në Terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijuan sot me një inspektim të përbashkët në zonën e Currilave në Durrës.

Subjektet u kontrolluan për deklarimin e punonjësve, lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa verifikohen për regjistrimin dhe deklarimet në organet tatimore.

Drejtues të Lartë nga Inspektoriati i Punës dhe DPT thanë për mediat se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj bizneseve të parregullta, të cilat dëmtojnë bizneset e ndershme dhe konkurrencën e drejtë në treg.

“Jemi çdo ditë në terren, për të identifikuar shkelësit e ligjit, duke marrë masa ndaj secilit punëdhënës që mban punonjës në të zezë, nëpërmjet vendimit të pezullimit të punës, deri në formalizimin e tyre”- tha Arben Seferaj, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Drejtori i Hetimit Tatimor, z. Martin Mici tha se “bizneset e rregullta nuk kanë arsye të shqetësohen nga inspektimet tona, përkundrazi Administrata Tatimore është krah tyre për të garantuar konkurencën e drejtë dhe të barabartë në treg”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben seferaj drejtioria e përgjithshme e tatimeve durres arben seferaj drejtioria e përgjithshme e tatimeve durres

Sondazh

Poll