Aktualitet

“Dokumente pa vlerë”, Komisioneri kërkon sërish shkarkimin e Zaganjorit: Jam i qetë, s’dal nga zyra se më takon me li

17 Korrik 2019, 13:55 Nga DOSJA
“Dokumente pa vlerë”, Komisioneri kërkon sërish

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ku Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe paraqiti konkluzionet përfundimtare se përse sipas tij, Xhezair Zaganjori duhet të shkarkohet me argumentin se nuk justifikonte pasurinë 1 miliard lekëshe.

Vetë Zaganjori i cilësoi dokumentet e paraqitura deri më tani si prova të mjaftueshme që provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tij.

Ndërkohë që fati i tij përfundimtar do të vendoset seancën e 26 korrikut. Pas seancës, vetë Zaganjori u shpreh se ka paraqitur prova dhe shkresa të tjera që konfirmojnë burimet e tij financiare. Ndër të tjera kryetari i Gjykatës së Lartë tha se ishte mjaft i qetë dhe se do t’i përmbahej ligjit pasi nuk mund ta gjykojë dot procesin e vettingut.

Gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë se 120 dokumente. Personalisht ndihem shumë i qetë në vetvete.

Duhet të presim që Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim pretendimet e mia dhe Komisionerit Publik. Si unë si ju do të presim datën 26 për të marrë përgjigje. Unë paraqita dokumentet dhe menjëherë më datë 10 korrik, dsia prej tyre janë cilësuar sikur s’kanë vlerë. Ata kanë vlerë, kanë vula, unë mendoj se duhet të merren në konsideratë. Ai që vendos është Komisioneri Publik.

Ka më shumë se 1 vit që jam në proces vettingu. Gjykata e Lartë nuk funksionon për shkak të proceseve që dihen. Unë do të rri në atë zyrë për sa kohë më lejohet me ligj. Procesin nuk e vlerësoj dot unë,”– tha ndër të tjera kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet seanca per zaganjorin shkarkimi i xhezair zaganjorit xhezair zaganjori seanca per zaganjorin shkarkimi i xhezair zaganjorit xhezair zaganjori

Sondazh

Poll