Aktualitet

‘Babale’/ Flet ish-drejtori i Policisë së Fierit: U ktheva nga rruga që të takoja Alizotin, tha unë e interpret

17 Korrik 2019, 12:23 Nga DOSJA
‘Babale’/ Flet ish-drejtori i Policisë së Fierit: U ktheva

TIRANË– Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi ka dëshmuar lidhur me dosjen “Babale” pas përgjimeve të publikuar nga PD, ku akuzoheshin se ishin të implikuar shumë zyrtarë.

Para trupës gjykuese Nushi ka treguar se  si është takuar me Fredi Alizotin.

“Isha duke shkuar në Tiranë, u ktheva të takoj Fred Alizotit. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me të. Alizoti telefonoi sallën operative të bënte kallëzim. Kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm pasi Alizoti më tha ‘Unë jam ai që interpretova Argon apo Geron Xhafën’. Doja ta çoja tek Prokuroria e Fierit por aty na njoftuan se për Alizotin kishte një çështje të hapur tek Krimet e Rënda ”, mësohet të ketë thënë Nushi para togave të zeza.

Dëshmojnë për dosjen “Babale” ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani. Të dy kanë treguar si e kanë takuar Albert Veliun. Tashmë pritet dëshmia e Enkelej Alibeaj, Besim Hajdarmataj dhe Ylli Rakipit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert nushi dosja babale fredi alizoti albert nushi dosja babale fredi alizoti

Sondazh

Poll