Sport

Çështja Super League/ Juve, Real dhe Barça rrezikojnë përjashtimin nga Champions (skenari)

27 Prill 2022, 11:13 Nga DOSJA
Çështja Super League/ Juve, Real dhe Barça rrezikojnë

EUROPË– Vazhdon konflikti Super League-UEFA. Pas urdhrit të Gjykatës së Madridit, e cila në fakt i kthen UEFA-s mundësinë e ndëshkimit të klubeve që promovojnë projektin e Super League-s, çështja rihapet. Megjithatë, jo menjëherë. Tre skuadrat rebele si Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, ​​të vetmit që nuk tërhiqen nga projekti nuk do të jenë  në edicionin e ardhshëm të Champions League.

UEFA kishte vendosur penalitete dhe përjashtim nga kupat për një apo dy vjet për klubet e përfshira. Më pas Gjykata e Madridit në shkallën e parë  pezulloi procedurat, duke hequr masat parandaluese të FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe të ligave dhe federatave kombëtare. Gjyqtarja e re e Madridit, Sofia Gil, i ka ktheu pushtetin për të sanksionuar rebelët në institucionet e futbollit. Për tre promotorët kryesorë (Juve, Barca dhe Real), të cilët ngjallën zemërimin e Ceferinit, do të ketë një gjobë shtesë prej 15 milionë eurosh. Mesazhi është i qartë: kush nuk paguan është jashtë sistemit. Nuk ka Champions dhe gara të tjera të UEFA-s duke filluar nga sezoni 2023-24.

Klubet themeluese të Superligës deri më tani ishin mbrojtur me vendimin e parë të Gjykatës së Madridit, e cila kishte urdhëruar anulimin e masave parandaluese në pritje të një vendimi përfundimtar. Tashmë skenari ka ndryshuar tërësisht dhe balanca është zhvendosur në favor të bashkimit të federatave evropiane të futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport super league uefa super league uefa

Sondazh

Poll