Sport

Romagnoli, mbrojtësi i ri i Barcelonës në sezonin e ardhshëm…

27 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
Romagnoli, mbrojtësi i ri i Barcelonës në sezonin e

SPANJE – Ashtu siç ka ndodhur në disa raste në të kaluarën, emri i Alessio Romagnolit  (27 vjeç) ka nisur të tingëllojë në korridret e Barcelonës.

Qendërmbrojtësi i majtë i Milanit, siç publikohet të mërkurën nga gazeta “AS”, është monitoruar prej muajsh nga klubi katalanas. Madje media spanjole thekson se negociatat kanë nisur që kur Mateu Alemany kishte udhëtuar për të negociuar ardhjen e tij.

Kapitenit të Milanit i përfundon kontratën me klubin italian qershorin e ardhshëm dhe do të mbërrinte te Barça me kosto zero, si lojtar i lirë. Me sa duket, teknikët e skuadrës së Barcelonës e mbështesin ardhjen e mbrojtësit italian dhe e shohin atë si partnerin e  Ronald Araujo për vitet e ardhshme.

Romagnoli është një qendërmbrojtës që luan me këmbë të majtë, i cili në moshën 27-vjeçare tashmë ka përvojë të gjerë në Serinë A italiane. Ai u stërvit te Roma, luajti për Sampdorian dhe që nga viti 2015 ka qenë i rregullt në formacionet e Milanit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport alessio romagnoli. drejtori sportiv i barcelonës kontratës së alessio romagnolit romagnolit dhe kessie janë më të komplikuara alessio romagnoli. drejtori sportiv i barcelonës kontratës së alessio romagnolit romagnolit dhe kessie janë më të komplikuara

Sondazh

Poll