Sport

Presidenti Eto’o çon në FIFA “akuzat shpifëse” të trajnerit Belmadi

27 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA

KAMERUN – Djamel Belmadi ende nuk e ka përtypur eliminimin e Algjerisë në “play-off”-et e Kupës së Botës marsin e kaluar. Ai ka folur për ekzistencën e supozuar të një “komploti kundër vendit (të tij)” çka bëri që Kamerunin të reagonte.

Në një deklaratë për shtyp, Samuel Eto’o, presidenti i Fécafoot, i kundërshtoi “këto akuza shpifëse të futura në një mënyrë aluzive dhe të formuluara në mënyrë të përsëritur nga drejtuesit e futbollit algjerian”,- duke shtuar se Kameruni rezervon “të drejtën për ta çuar çështjen në Komiteti i Etikës i FIFA-s në ditët në vijim.”

“Fécafoot është thellësisht i lidhur me vlerat e sportit,- vazhdon Eto’o. – Ajo na kujton se pasiguria e lavdishme e sportit tonë mund të sjellë rezultate që janë të vështira për t’u pranuar. Por që në të gjitha rrethanat, duhet të mbizotërojë respektimi i rregullave të lojës, konsiderimi për kundërshtarin e pranimit të rezultatit”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport algjeria fiton kupen e afrikes djamel belmadi federatës algjeriane të futbollit kamerunasi samuel eto'o samuel eto'o algjeria fiton kupen e afrikes djamel belmadi federatës algjeriane të futbollit kamerunasi samuel eto'o samuel eto'o

Sondazh

Poll