Sport

Kapiteni i “Reds”: “Origi i jashtëzakonshëm, dëmtimet e kanë penalizuar”

27 Prill 2022, 09:34 Nga DOSJA
Kapiteni i “Reds”: “Origi i jashtëzakonshëm,

ITALI – Sulmuesi Divock Origi mund të jetë goditja e parë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Një lojtar që është shumë i rëndësishëm për Liverpoolin, siç dëshmojnë fjalët e kapitenit Jordan Henderson:

“Ai ishte fantastik kundër Evertonit, për mënyrën se si hyri në fushë dhe se si shënoi golin. Atij i pëlqejnë ndeshjet derbit, është një djalë i jashtëzakonshëm. Sigurisht që nuk mund të jetë i lumtur që luan pak, por gjithmonë nxjerr më të mirën kur del në fushë.

Dëmtimet jo vetëm që nuk e kanë ndihmuar, por edhe e kanë penalizuar. Gjithsesi ia është një person i jashtëzakonshëm për t’u shoqëruar, edhe në dhomat e zhveshjes”.

Mesa duket menaxherët e Milanit nuk kanë gabuar në fiksimin e tyre, teksa ia kanë vënë syrin sulmuesit 27-vjeçar belg. Fjalët e kapitenit të Liverpool, tregojnë mirë se kuqezinjtë me gjasa do të shtohen me një lojtar që do t’i rrisë potencialet sulmuese të “Djajve” të Milanos.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp ai ndiqej nga milani blerja me e re e milanit divock origi “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp ai ndiqej nga milani blerja me e re e milanit divock origi

Sondazh

Poll