Sport

Liverpool-Villarreal, “Nëndetësja e Verdhë” kërcënon “The Reds”…

27 Prill 2022, 08:50 Nga DOSJA

ANGLI – Villarreali i Unai Emery luan një gjysmëfinale të dytë historike të Champions League, teksa sonte, në orën 21:00, luan ndeshjen e parë në “Anfield” kundër Liverpoolit të Jurgen Klopp, duke premtuar një takim cilësor dhe duel mjaft të fortë.

Liverpooli pret Villarrealin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, pasi eliminoi Benfikën në çerekfinale, ashtu siç bëri “Nëndetësja e Verdhë” spanjole ndaj Bayern Munichut, në një arritje epike.

Liverpooli dëshiron të tregohet i fortë në kështjellën e tij “Anfield”, ku deri tani është praktikisht i pathyeshëm. “The Reds” dhe Villarreal, sonte do të interpretojnë serine e parë gjysmëfinale të Champions League, ku 3.000 tifozë të “Nëndetëses së Verdhë” pritet të zbresin në qytet.

Ndërkohë, Liverpooli që ka fituar Carabao Cup dhe është në finalen e FA Cup dhe ka luftën plot rivalitet për titull në Premier League kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës. Liverpool kaloi fazën e grupeve, si i pari me fitore të plota, përpara Atlético Madrid. Në fazën e 16-të ata mundën Interin dhe lanë Benfikën në rrugë në çerekfinale.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery, ka fituar Europa League sezonin e kaluar, çka e lejoi atë të luante në Champions League. Skuadra nga Castellón kaloi fazën e grupeve si e dyta dhe më pas eliminoi Juventusin në raundin e 16-të dhe Bayernin në çerekfinale.

Liverpool e nis si favorit i qartë këtë ndeshje, por Villarreali tashmë ka arritur fitoren ndaj Juventusit dhe Bayernit, të cilët ishin gjithashtu favorit. Gjithçka është e hapur… Ja dhe formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson: Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane dhe Luis Diaz. Trajner: Jurgen Klopp

Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Trigueros, Capoue, Parejo, Coquelin; Lo Celso dhe Danjuma. Trajner: Unai Emery.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league deri tani villarreali i unai emery “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league deri tani villarreali i unai emery

Sondazh

Poll