Aktualitet

Energjia, Rama: Do bëhemi eksportues. Balluku: Projekti për TAP në Vlorë. Kim: Të veprojmë

27 Prill 2022, 07:50 Nga DOSJA
Energjia, Rama: Do bëhemi eksportues. Balluku: Projekti për TAP

TIRANË– Synimet e kryeministrit Edi Rama janë që Shqipëria brenda këtij viti të kthehet në prodhuese neto të energjisë elektrike dhe eksportuese. I pranishëm në një takim me kompanitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Rama tha se hidrocentrali i Skavicës do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do t’i japë vendit një pavarësi energjitike. Ai foli dhe për tubacionin Joniano-Adriati, për të cilin tha se do të ndikojë në Evropë, në mënyrë që vendet e BE-së të mos kenë më nevojë e Rusisë për gaz.

Kreu i qeverisë falenderoi kompanitë në fjalë për të cilat tha se ishin aty për t’u përfshirë në zbatimin e planit për ta shndërruar Shqipërinë në kampione të Ballkanit për energjinë. Ai falenderoi ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, të cilën ek onsideroi si një gur themeli të kësaj marrëdhënieje. Vetë Kim u shpreh se diversifikimi i burimeve të energjisë është një nevojë emergjente. Ambasadorja tha se kjo gjë u theksua më shumë në momentin që Rusia nisi luftën në Ukrainë.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon. Ajo tha se projekti për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë është një projekt që do të ndikojë pozitivisht në vendin tonë dhe jo vetëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama citon Trump: E kuptoi shumë më herët rrezikun e varësisë nga Rusia

Rama-Kim: E urrej ta bëj, por faleminderit, ke qenë gur themeli (Reagimi i ambasadores)

Rama: Evropa të fitojë pavarësi nga gazi rus, sytë te tubacioni Joniano-Adriatik e Skavica

Yuri Kim: Rajoni duhet të përgatitet për sfidat, siguria energjitike e lidhur me kombëtaren

Termocentrali i Vlorës, Balluku: Falenderoj Yuri Kim, e kthyem në projekt rajonal

(a.b;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore belinda balluku edi rama kriza ekonomike prej luftes yuri kim belinda balluku edi rama kriza ekonomike prej luftes yuri kim

Sondazh

Poll