Aktualitet

‘Balkani i Hapur’/ Caktohet takimi i radhës, Vuçiç jep detaje nga biseda me Ramën

27 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
‘Balkani i Hapur’/ Caktohet takimi i radhës,

TIRANË– ‘Balkani i Hapur’ do të mbahet gjatë muajit Qershor në Ohër. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në Instagram. Vuçiç ka zbuluar se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe janë dakorduar për takimin e radhës.

“Kemi rënë dakord që në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i Hapur’ në fillim të shtatorit në Beograd të organizojmë një panair turizmi, verërave dhe të specialiteteve të kuzhinës nga rajoni. Ne kemi planifikuar gjithashtu një takim në Ohër në qershor për të nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në kulturë e turizëm”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Takimi i fundit i Open Balkan u zhvillua më 21 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gjatë takimit u nënshkruan 5 marrëveshjeve mes tri vendeve të kësaj nisme, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore edi rama open balkan edi rama open balkan

Sondazh

Poll