Aktualitet

U shkarkua nga Vettingu! Thanza rekurs në GJL, kërkon zhbllokimin e pasurisë së tij

27 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
U shkarkua nga Vettingu! Thanza rekurs në GJL, kërkon zhbllokimin e

TIRANË– Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza iu është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij. Ai kërkon që ti kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti. 

Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Thanza akuzohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet admir thanza admir thanza

Sondazh

Poll