Aktualitet

Plagosja për zhurmën në pallat! Dëshmia e Sulkut: S’po përdornim matrapik, ai nxori armën

27 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Plagosja për zhurmën në pallat! Dëshmia e Sulkut: S’po

DURRËS– Altin Sulku i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme nga Augert Zera në Durrës ka dhënë dëshminë e tij përballë grupit hetimor. I plagosurit, tha se kishin nisur punën normalisht në orët e para të mëngjesit. Sipas tij, në atë moment nuk kishin ndezur asnjë pajisje që mund të shkaktonin zhurma.

‘Ishte ora mes 09:00 dhe 10:00. Kishim nisur punë normalisht. Nuk është se po përdornim padisje elektrike siç janë fresibli apo matrapiku. Në një moment, ai djali (autori) erdhi dhe na tha mos bëni zhurmë se më shqetësoni. ‘Ne s’po bëjmë zhurmë po punojmë’, i thamë. Na shau dhe ne ia kthyem. Debatuam për disa sekonda dhe nxori armën dhe qëlloi.‘-tha Sulku.

Ditën e djeshme, Zera plagosi me armë zjarri Sulkun. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 8, pranë Gjykatës së qytetit. Zera u arrestua disa orë pas plagosjes. Sulku është jashtë rrezikut për jetën. 

(a.b).dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet altin sulku augert zera plagoset altin sulku altin sulku augert zera plagoset altin sulku

Sondazh

Poll