Aktualitet

Rama: Nga 1 maji s’ka sportele, i jep fund korrupsionit, aktivizohet ‘Siri’ në shqip

27 Prill 2022, 11:14 Nga DOSJA
Rama: Nga 1 maji s’ka sportele, i jep fund korrupsionit, aktivizohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se duke nisur nga data 1 maj shqiptarët nuk do të kenë më nevojë që të dalin nga shtëpitë pasi do të gjejnë çdo shërbim online. I pranishëm në një takim me Kreun e Kadastrës, Artan Lame dhe drejtorin e Transportit Rrugor Shqiptar Blendi Gonxhe, Rama tha se të gjitha sportelet do të mbyllen më 1 maj duke i dhënë fund epokës së rushfetit. 

Ai shtoi se për mbi 95% të shërbimeve publike të ofruara nga shteti, shqiptarët do t’i gjëjnë online dhe në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën e s’do të kpër ramën ky është një revolucion digjital dhe stacion historik. Përsa i përket fatit të punonjësve në sportele, Rama tha se ata nuk do të jenë pa punë, por do të angazhohen në të tjera shërbime, ku do të merren me aplikimet e qytetarëve dhe jo me vetë këta të fundit.

Kryeministri Edi Rama tha gjithashtu se qytetari do të marrë përgjigje online për pyetjet që ka rreth shërbimeve të ndryshme. Sipas tij, brenda vitit të ardhshëm, në e-albania do të jetë asistenti digjital apo shërbim me zë që do tu ofrohet qytetarëve për tu dhënë përgjigje për çdo kërkesë. Rama tha se s’ka më asnjë kuptim që në pikat e gjendjes civile të shpërndahen certifikata letër, duke qenë se gjithçka mund të realizohet online.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

E njëjtë si ‘Siri’! Rama: Brenda vitit asistenti i me zë në telefon do jetë shqip

Incident me audion gjatë fjalimit! ACAROHET, Rama: Shpërthejeni, po i vini vërdallë

Rama: S’do hiqen nga puna ata që janë në sportele, por s’ka më përballje me qytetarët

I prerë! Rama: Në zyrat e gjendjes civile s’do ketë printera dhe letra

VD-Njohja e patentave shqiptare në Gjermani! Rama: U shokuan kur panë transformimin

VD-Shërbimet pa sportele/Rama ‘ankohet’ për gjendjen civile: Pse shpenzuat 1.5mln për bojë?

(F.M/DOSJA.AL)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll