Aktualitet

Operacion në Lezhë, çohen pas hekurave dy persona për tjetërsimin e pronave

27 Prill 2022, 07:42 Nga DOSJA
Operacion në Lezhë, çohen pas hekurave dy persona për

LEZHË– Zef Lazri dhe Vlash Gaxulli, janë vënë në pranga pasi akuzohen për tjetërsim pronash. Dosja.al mëson se Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre që një natë më parë dhe sot e ka finalizuar atë.  Operacioni është zhvilluar për të ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Apelit për personat e dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Lazri ishte dënuar me 8 muaj burg, por me vendimin e Apelit, do të duhet të vuajë 4 vjet e 8 muaj burgim në një burg të sigurisë së lartë. Ndërsa Gaxulli do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Më 15 prill GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Bashkëm e dy të arrestuarit sot u dënuan edhe disa persona të tjerë. Konkretisht u dënuan: Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg. Gjevi Ndoka e Mimoza Ndoka janë dënuar përkatësisht me 10 vite e 5 vite e 4 muaj.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet tjetersimi i pronave ne lezhe vlash gaxulli zef lazri tjetersimi i pronave ne lezhe vlash gaxulli zef lazri

Sondazh

Poll