Aktualitet

Kush është Blerina/ “Lubia” e Call Center-ave që i zhvati italianit 115 000 euro

27 Prill 2022, 09:12 Nga DOSJA
Kush është Blerina/ “Lubia” e Call Center-ave që i

TIRANË– Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, ku të rinj dhe të reja telefonojnë të huajt duke iu prezantuar si brokera të kompanive të njohura për invesimet në bursa apo në kriptomonedha me qëllim mashtrimin e tyre.

Emisioni “Piranjat” solli sëfundmi në Shqipëri një të moshuar italian, të quajtur Antonio Blesi, i cili ishte mashtruar nga një Call Center me qendër në Shqipëri që administrohej nga Blerina Kamberaj.

Pensionisti tha se Call Centeri në fjalë i kishte marrë 115 000 euro nëpërmjet premtimit të rremë se do ta bënin milioner përmes investimit në bursë.

Emisioni “Piranjat” përballi Blerina Kamberajn me Antonion. Pas kësaj ai bëri një kallëzim në polici. Ngjarja ndodhi në fillim të këtij muaji dhe pas disa refuzimeve nga blutë e Tiranës dhe insistimit të emisionit, Blerina Kamberaj arrestohet nga policia me akuzën e mashtrimit./Marre nga Abcnews

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet emisioni piranjat emisioni piranjat

Sondazh

Poll