Aktualitet

Kundërshtoi Policinë Bashkiake, arrestohet 55-vjeçari në Kamëz

27 Prill 2022, 08:57 Nga DOSJA
Kundërshtoi Policinë Bashkiake, arrestohet 55-vjeçari në

TIRANË- Një 55-vjeçar është arrestuar në Tiranë. 55-vjeçari i identifikuar me inicialet Dh. K., banues në Kamëz është arrestuar në flagrancë pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake.

55-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryer një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Ndërkohë punonjesit e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të një 39-vjeçari i identifikuar me inicialet A. M., pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu një 20 vjeçar i identifikuar me inicialet K. Ç., dhe 19-vjeçari me inicialet G. M., janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjete pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. K., 55 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryer një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 20 vjeç, G. M., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 55 vjecari arrestohet 55 vjecari ne kamez arrestohet 55 vjecari arrestohet 55 vjecari ne kamez

Sondazh

Poll