Sport

Guardiola: “Për të ardhur keq që nuk fituam me më shumë gola, por ata janë Reali”

27 Prill 2022, 04:31 Nga DOSJA
Guardiola: “Për të ardhur keq që nuk fituam me më

ANGLI – Pas spektaklit 4-3 me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është treguar i kënaqur me fitoren.

“Ne donim të fitonim me një diferencë më të madhe, por 4-3 nuk është një rezultat i keq, – shpjegoi trajneri i Cityt që mundi Ancelottin për herë të parë në karrierën e tij.

Ata janë Reali, ata kanë armë të shkëlqyera në sulm. Ne do të shkojmë në Madrid për të luajtur ndeshjen tone, – shtoi ai. – Ata do të kenë tifozët e tyre në favor, por ne do të luajmë”. 

Ne pësuam tre gola, është e vërtetë, por ne dhamë gjithçka dhe luajtëm një ndeshje e mirë. A u argëtuam ne? Askush nuk mund të argëtohej, edhe nëse 8-0 për ne do të ishte më mire, – shtoi ai me një buzëqeshje të hidhur. – Në Jupiter dhe Mars ndoshta mund të ndodhë, por kundër Real Madridit në përgjithësi nuk ndodh”. 

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport pep guardiola skuadra e pep guardiolas trajneri i manchester cityt pep guardiola skuadra e pep guardiolas trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll