Sport

Humbja ndaj Man.City-t, Benzema ka një premtim; “Në Bernabeu do të bëjmë diçka magjike”

26 Prill 2022, 21:30 Nga DOSJA
Humbja ndaj Man.City-t, Benzema ka një premtim; “Në Bernabeu do

ANGLI– Pavarësisht humbjes 4-3 ndaj Man.City-t, lojtarët e Real Madrid nuk e kanë përjetuar si dramë, duke parë që do të luhen edhe 90 minuta në Spanjë. Karim Benzmea ishte protagonist i skuadrës madrilene duke shënuar dy gola.

“Një humbje nuk është asnjëherë e mirë. Ne kemi shumë ambicie në këtë edicion, por e rëndësishme është që nuk u dorëzuam kurrë. Duhet të shkojmë në “Benabeu” me besim, kemi nevojë për tifozerinë tonë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike siç është fitorja.

Fillimi? Nëse hyn në një ndeshje pa besim ndodh një gjë e tillë. Siti është një ekip i mirë, luajnë në shtëpi dhe shënuan dy gola. Mund të themi se sot mungoi pak nga gjithçka, pak ambicie, pak presion, pak besim. I gjetëm 25 minuta me vonesë.

“Panenka”? Gjithmonë e them në mendjen time që nëse nuk e gjuan penalltinë, nuk e humbet penalltinë. Kam shumë besim te vetja, e bëj një gjë të tillë dhe gjithçka është në rregull”, tha Benzema pas përfundimit të ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport benzema benzema

Sondazh

Poll