Sport

Ankth për Mustafin, tre grabitës i hyjnë në shtëpi ndërsa flinte; zbulohet shuma e majme

26 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
Ankth për Mustafin, tre grabitës i hyjnë në shtëpi

SPANJË- Shkodran Mustafi është bërë protagonisti i një incidenti aspak të këndshëm në Spanjë. Futbollisti i cili aktivizohet me Levanten në Spanjë është bërë viktimë e një grabitje në banesë. Këtë të diel, Mustafi është zgjuar nga zhurma dhe ka parë se ishte bërë viktimë e një grabitjeje.

Mësohet se tre persona me kapuç hynë në shtëpi dhe sipas gazetës ‘Levante’, kanë hyrë në dritaren e një prej ballkoneve të shtëpisë.Ata janë larguar me shpejtësi pasi futbollisti është zgjuar, por mësohet se kanë marrë sende me vlerë dhe para që kapin shifrën 1 milion euro.

Megjithatë, lojtari mund të cilësohet me fat që keqbërësit janë larguar menjëherë sapo ai është zgjuar, duke mos pasur asnjë kontakt me të, bashkëshorten e tij apo dy fëmijët e vegjël që gjendeshin në banesë.Futbollisti i Levantes ka bërë tashmë denoncimin përkatës, në të cilin raporton vjedhjen e bizhuterive, çantave, orëve dhe parave.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport shkodran mustafi shkodran mustafi

Sondazh

Poll