Bota

‘Sulmet ruse po dështojnë’, ministri britanik: Kievi ka ende nën kontroll hapësirën ajrore

27 Prill 2022, 07:07 Nga DOSJA
‘Sulmet ruse po dështojnë’, ministri britanik: Kievi ka

MBRETËRIA E BASHKUAR- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit ka thënë se Kievi ende kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore të Ukrainës pasi Rusia nuk ka arritur të shkatërrojë plotësisht mbrojtjen e saj ajrore.

Sipas BBC, ministria gjithashtu ka thënë se aktiviteti ajror rus është i fokusuar kryesisht në jug dhe lindje të Ukrainës. Moska ka akses të kufizuar në qiejt mbi Ukrainën veriore dhe perëndimore që do të thotë se mund të vendosë sulmet e saj vetëm nga një distancë e sigurt.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 27 April 2022

Find out more about the UK government’s response: https://t.co/yBkEQmjzoS

?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/r4vIO69jIM

— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 27, 2022

Në Mariupol, Britania e Madhe thotë se forcat ruse po përdorin bomba të padrejtuara me rënie të lirë, të cilat janë më pak të sakta dhe kanë më shumë gjasa të rezultojnë në viktima civile.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll