Bota

Putin përmend Kosovën! Presidenti rus: Donetsku dhe Luhansku kanë të njëjtat të drejta

27 Prill 2022, 08:51 Nga DOSJA
Putin përmend Kosovën! Presidenti rus: Donetsku dhe Luhansku kanë

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur sërish Kosovën. Gjatë takimit në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Putin ka deklaruar se Luhanasku dhe Donetsk kanë të njëjta të drejta si Kosova. Gjithashtu ai tregoi se kishte lexuar dokumentacionin për Kosovën dhe se shkruhej se një vend për të ushtruar të drejtën e vetëvendosjes nuk është me detyrim të këkroj leje. Ai e përmendi këtë më pretekst për të justifikuar pushtimnin rus në Ukrainë.

“Unë personalisht i kam lexuar të gjitha dokumentacionet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë se thuhet se një territor apo një tjetër për të ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkoj leje për të deklaruar sovranitetin, ky vendim ështrë përkrur edhe nga të gjithë,” tha Putin, duke shtuar se Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut kanë të njëjtën të drejtë si Kosova për të deklaruar sovranitetin e saj pa leje nga qeveria qendrore “Sepse u krijua precedenti”, transmetojnë mediat.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll