Bota

Rasti i dyshimtë në Greqi, Ministria shuan zërat: 16-vjeçarja e sëmurë nuk ka hepatit akut

27 Prill 2022, 08:51 Nga DOSJA
Rasti i dyshimtë në Greqi, Ministria shuan zërat:

GREQI- Në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ka rënë alarm për shkak të një vajze 16- vjeçare , e cila është shtruar për mjekim me simptoma të hepatitit.

Sipas Protothema, simptomat e vajzës, ethe dhe skuqje, u shfaqën të mërkurën dhe ajo u transportua menjëherë në spital. Megjithatë, sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë pas ekzaminimeve kanë dalë në konkluzion se 16-vjeçarja nuk vuan nga hepatiti akut.

Ajo kishte simptoma të tjera që e çuan në spital dhe mjekët ekzaminuan çdo mundësi nëse e mitura kishte simptomat e hepatit akut.

Në mbarë botën janë regjistruar rreth 190 raste me hepatit të rëndë te fëmijët, siç njoftoi dje Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Z. Tzanakis foli edhe për heqjen e masave kundër koronavirusit dhe rikthimin në normalitet.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota hepatiti te femijet hepatiti te femijet

Sondazh

Poll