Bota

Ligjvënësi rus: Gazprom mori vendimin e duhur për Bullgarinë dhe Poloninë

27 Prill 2022, 08:09 Nga DOSJA
Ligjvënësi rus: Gazprom mori vendimin e duhur për Bullgarinë

RUSI- Ligjvënësi më i lartë rus ka thënë se gjiganti rus i gazit Gazprom mori vendimin e duhur në pezullimin e plotë të furnizimit me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë.

Sipas BBC, Vyacheslav Volodin, i cili është kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, shkroi në kanalin e tij Telegram se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë me vendet e tjera “jomiqësore”.

Si Polonia, ashtu edhe Bullgaria, anëtarë të NATO-s dhe BE-së, kishin paralajmëruar më herët se Rusia do të ndalonte furnizimin me gaz. E gjithë situata erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje vendeve “jomiqësore” që të paguajnë për importet e gazit në rubla, një kërkesë që vetëm pak blerës e kanë zbatuar. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota nafta dhe gazi rus rusia nderpret gazin ne poloni vyacheslav volodin nafta dhe gazi rus rusia nderpret gazin ne poloni vyacheslav volodin

Sondazh

Poll