Bota

Johnson: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

27 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA
Johnson: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë të martën se ai nuk priste që presidenti rus Vladimir Putin të përdorte armë taktike bërthamore në Ukrainë edhe nëse përballej me më shumë dështime ushtarake në vend.

Sipas mediave të huaja, i pyetur gjatë një interviste në Talk TV nëse priste që Putini të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore taktike nëse do të pësonte më shumë dështime ushtarake në Ukrainë, ai tha se nuk mendonte se kjo do të ndodhte.

Gjatë fjalës së tij, Johnson vazhdoi duke thënë se është shumë e rëndësishme që Perëndimi të mos pranojë mënyrën se si rusët po përpiqen të përcaktojnë atë që po ndodh në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi vladimir putini boris johnson lufta ukraine-rusi vladimir putini

Sondazh

Poll