Bota

U kërcënuan me bomba! Mbyllen godinat e bashkive në Malin e Zi

27 Prill 2022, 09:23 Nga DOSJA
U kërcënuan me bomba! Mbyllen godinat e bashkive në Malin e Zi

MALI I ZI- Ditën e sotme në Malin e Zi janë raportuar një sërë kërcënimesh për bomba. Sipas mediave të huaja, disa nga komunat të cilat janë kërcënuar për bombardime Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje, Berane dhe Tivat.

Për shkak të kërcënimeve është evakuuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.

Kryetari i Komunës së Nikshiqit i ka bërë thirje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

“Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,”- tha Kovaceviç.

Në Berane është evakuuar edhe godina e pushtetit vendor. Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë se objekti është evakuuar pas njoftimit nga policia.

“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, -tha Bogavac.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alarm ne malin e zi mali i zi alarm ne malin e zi mali i zi

Sondazh

Poll