Sport

VIDEO/ Totti humbet ndaj Lazios, ish-kapiteni nuk i mban nervat; shpullë kundërshtarit

26 Prill 2022, 17:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Totti humbet ndaj Lazios, ish-kapiteni nuk i mban nervat; shpullë

ITALI– Edhe pse ai nuk e përfaqëson më Romën në mënyrë zyrtare, për Francesco Totti-n përballja me Lazion nuk është kurrë një takim si çdo tjetër.

Edhe nëse bëhet fjalë për futbollin amator me 8 futbollistë, ish-kapiteni u përball me Lazion dhe në fund ekipi i Tottit humbi në finalen e Superkupës me shifrat 4-2. Por më shumë se sa për rezultatin, ndeshja përfundoi në qendër të vëmendjes për finalen.

Pak para përfundimit të takimit ka pasur një përleshje të vogël mes lojtarëve, ku ish-numri 10 ka goditur Tomas Amico. Nuk dihet nëse Totti është provokuar nga sulmuesi i Lazios, por gjithsesi mosmarrëveshja përfundoi në pak çaste.

 

Scintille in campo durante la finale della ‘Supercoppa’ di calcio a 8 tra la Lazio e la ‘Totti Sporting Club’: attimi di tensione pic.twitter.com/qPInreG4Vg

— Ref Ref (@RefRef62623343) April 26, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport roma totti roma totti

Sondazh

Poll