Sport

Milan, blerja e parë e Investcorp? Mahrez në listën e Maldinit, kostoja e transferimit

26 Prill 2022, 17:04 Nga DOSJA
Milan, blerja e parë e Investcorp? Mahrez në listën e Maldinit,

ITALI– Riyad Mahrez përfundon në listën e Milanit. Kontrata e mesfushorit me Manchester City-n skadon në qershor të vitit 2023 dhe për këtë arsye operacioni mund të jetë i favorshëm. Kostoja mund të shkojë në 40 milionë euro, por sipas Footmercato klubi kuqezi ka konkurencë nga Real Madrid, Barcelona dhe PSG.

Së shpejti do të kuptohet nëse Mahrez do të jetë goditja e parë e Investcorp, por ajo që është e sigurt është interesimi i Milanit. Maldini dhe Massara po vlerësojnë fizibilitetin e operacionit. Algjeriani ka klas dhe përvojë dhe me Guardiolën është rritur.

31-vjeç dhe me pak dëmtime, ai luajti 42 ndeshje këtë sezon për 2597 minuta gjithsej. Paga e lojtarit shkon në 6 milionë euro në sezon, më e lartë se kufiri i pagave që ka vendosur Elliot. Megjithatë, me ardhjen e pronësisë së re, situata mund të ndryshojë.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport mahrez milan mahrez milan

Sondazh

Poll