Sport

Ancelotti dhe përvoja si trajner i Juventus:Tifozët më urrenin, dilja i shoqëruar me polici

26 Prill 2022, 17:44 Nga DOSJA
Ancelotti dhe përvoja si trajner i Juventus:Tifozët më urrenin,

ITALI– Carlo Ancelotti ripërshkon edhe njëherë disa nga fazat më të rëndësishme të karrierës së tij dhe rrëfehet. Vetëm disa orë para supersfidës me Manchester City-n, trajneri i Real Madrid ka dhënë një intervistë për programin ‘Universo Valdano’ duke trajtuar disa tema, fillimisht rikthimin te Real Madrid.

“Unë jam i vetëdijshëm se jam duke stërvitur klubin më të madh në botë, pritshmëritë janë të larta dhe duhet ta pranoj. Te Napoli isha mirë, por kthimi në Madrid ishte i veçantë: kurrë nuk e kisha menduar se do të ndodhte.” Në Madrid president është Florentino Perez, në kohën e Milanit figura referuese ishte Silvio Berlusconi.

“Sfida e tij ishte të fitonte në dy vjet dhe ai e bëri atë. Ne fituam Kupën e Europës në 1989 dhe 1990. Në Itali ai ishte një gjeni. Atij i pëlqente të fliste për futbollin, vinte gjithmonë kur gjërat shkonin mirë dhe kurrë kur shkuan keq. Ai donte të luante me tre sulmues, me Kaká, Inzaghi dhe Shevchenko të gjithë bashkë. Legjenda thotë se ai bënte formacionin, por kjo nuk është e vërtetë: një president nuk më detyroi kurrë të bëja diçka të tillë”.
Periudha dyvjeçare e Juventusit ishte një përvojë e rëndësishme, por jo e këndshme nga pikëpamja emocionale dhe nga marrëdhënia me tifozët.

“Tifozët më urrenin për militantizmin tim te Milan, ndonjëherë më duhej të dilja i shoqëruar nga policia. Nuk fituam tituj, dolëm dy herë të dytët. Gjithçka, megjithatë, ishte organizuar në një mënyrë fantastike: nuk kisha një periudhë të mirë për shkak të së kaluarës sime te Milan dhe Roma, por mësova shumë sepse isha në një klub të mirë”. Së fundi, një koment për Calciopoli-n, skandali që tronditi sistemin e futbollit italian në verën e vitit 2006.
“Më dukej e drejtë të pastronim futbollin italian. Nuk ishte një lojë e pastër.”

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ancelotti juventus ancelotti juventus

Sondazh

Poll