Klopp paralajmëron: “Unë e kam respektuar shumë Emery, por tani… wow”
ANGLI – Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, e lavdëroi homologun e tij Unai Emery dhe tha se ai e ka respektuar gjithmonë shumë, por pasi ka parë ndeshjet e fundit të Villarrealit është befasuar.
Gjermani ka folur për mediat në “Anfield”, një ditë para përballjes me Villarrealin në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
“Ne e kemi analizuar shumë Villarrealin, sigurisht. Unë tashmë kisha shumë respekt për Emery dhe Villarrealin, por tani kam qenë në gjendje t’i shoh ata siç duhet dhe… wow. Janë mbresëlënës. Ai është një trajner i klasit botëror dhe po bën një punë të jashtëzakonshme,”- tha Klopp në konferencë.
Trajneri gjerman u pyet edhe për finalen e Europa League më 2016, në të cilën Liverpooli humbi kundër Sevillës së Emery.
“Nuk kam menduar për atë finale të Europa League për një kohë të gjatë. Më kujtohet se atë natë thashë se do të ktheheshim më të fortë dhe mendoj se e bëmë. Ishte një sezon shumë i komplikuar dhe i vështirë, ajo finale ishte ndeshja jonë e 64-t. Ajo nuk mund të krahasohet me këtë”,- shpjegoi Klopp, i cili paralajmëroi gjithashtu rolin e Villarrealit si humbës.
“Ndoshta ata kishin pak avantazh, sepse Juventusi dhe Bayern i nënvlerësuan, por kjo nuk do të ndodhë me ne. Ata janë të shtatët në ligën spanjolle. Pasi mposhtën Bayernin në çerekfinale, ata duhej të luanin me Athletic Bilbao dhe ata arritën të barazojnë. Spanja është një ligë shumë konkurruese, por Unai ka treguar se ka një plan për çdo rezultat. Do të jetë një ndeshje e veçantë, një ndeshje e madhe, por e dimë se kush është Villareali…”- shtoi Klopp.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Sondazh
Emery me superlativa: “Ky është Liverpooli më i mirë i viteve të fundit”
ANGLI – Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet këtë të më...
Ka nisur numërimi mbrapsht, për vizitën e parë të Barcelonës në Australi
AUSTRALI – Ndërkohë që Barcelona është e fokusuar në përpjekjen për të ndryshuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet, pa e siguruar ende një vend në e...
Belmadi, në krye të Algjerisë: “Arbitrimi këtu si në epokën parahistorike!”
ALGJERI – Djamel Belmadi, në faqja zyrtare e Federatës Algjeriane të Futbollit, ka njoftuar vazhdimin e punës së tij në krye të kombëtares së këtij vendi....
140 milionë euro, përfitimi i Shqipërisë nga finalja e Conference League
TIRANE – Finalja e UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet në Tiranë është një nga ngjarjet më të mëdha që do të presë Shqipëria më 25 maj. Ndes...
PSG riprodhon fanelën e tij të parë, të mërkurën në treg…
FRANCE – Pas mëse 50 vitesh nga krijimi i klubit, fanela e parë e PSG-së, do të qarkullojë si një symbol historik.Pak ditë, pasi fitoi titullin e 10-të të...
Drama e Sala, Cardiff ‘ngre stekën’, kërkon nga Nantes 95 milionë euro dëmshpërblim
ANGLI-Cardiff i ka kërkuar Nantes 95 milionë euro dëmshpërblim për ndarjen nga jeta të Emiliano Sala. Motivi? Dështimi për të transferuar argjentinasin, gjë që ...
Inter, Marotta tenton surprizën e madhe, synon lojtarin e Barçës për të zëvendësuar Vidal
ITALI- Inter pas Miralem Pjanic. Gazeta spanjolle Mundo Deportivo tregon planin e klubit zikaltër për të transferuar mesfushorin boshnjak. Pas eksperiencës së t...
Grabitja/ Jo vetëm bizhuteri, fanellës së firmosur nga Totti nuk i rezistojnë as hajdutët
ITALI- Si do të reagonit nëse nuk do të gjenit më fanellën me autograf të idhullit tuaj kur hyni në shtëpi? Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në provincën...
Man.City-Real Madrid, sfida e Champions edhe nëpërmjet parave…
ANGLI – Njëri, Manchester City, është më fitimprurës. Tjetri, Real Madridi, më i shtrenjti. Para ndeshjes së tyre të parë gjysmëfinale të Champions League...
Lojtari nuk i mban nervat, shuplakë në kokë kundërshtarit, karton i kuq pas 35 sekondash
TURQI Një episod i bujshëm ndodhi në kampionatin turk mes Rizesporit dhe Fenerbahçes. Protagonist i ndeshjes ishte mesfushori i vendasve Fabricio Baiano....

