Sport

Belmadi, në krye të Algjerisë: “Arbitrimi këtu si në epokën parahistorike!”

26 Prill 2022, 13:24 Nga DOSJA

ALGJERI – Djamel Belmadi, në faqja zyrtare e Federatës Algjeriane të Futbollit, ka njoftuar vazhdimin e punës së tij në krye të kombëtares së këtij vendi. Trajneri, kampioni i Afrikës 2019, kishte kohën e duhur për të menduar para se të vendoste pas eliminimit gjatë “play-off-it” për Kupën e Botës 2022 kundër Kamerunit (1-0, 1-2).

“Kam pasur kontratë deri në vitin 2022. Pyesja veten nëse mund të rifilloja me kaq shumë energji, pasion, – shpjegoi ai. – E kisha përgatitur veten që të largohesha nga funksionet e mia dhe t’i jepja fund kësaj kontrate, duke shtrënguar duart me drejtuesit e federatës. Nuk u pranua. Nuk ishte dorëheqje, ishte një propozim për të parë qëndrimin e përgjegjësive. Ata donin që unë të vazhdoja”.

Ai gjithashtu iu rikthye eliminimit kundër Kamerunit dhe ishte shumë i ashpër me arbitrin, Bakary Gassama. Dikush mund të imagjinonte se koha do t’ia pakësonte dhimbjen, por nuk është kështu. “Eshtë një fatkeqësi në Afrikë. Arbitrimi duhet të zgjidhet. Këtu jemi në epokën parahistorike. Jemi të tërbuar, të zhgënjyer, të traumatizuar, por dita do të zbardhë, – vazhdon trajneri i Algjerisë.

Ne kurrë nuk do të lejojmë që dy ose tre njerëz të komplotojnë përsëri kundër vendit tonë, kurrë më një arbitr nuk do ta minojë vendin tonë. Nuk më pëlqente ta shihja arbitrin të nesërmen të ulur rehat në sallonet tona në aeroport duke pirë kafe. I hoqi shpresen një populli të tërë,”– vazhdon të shprehet gjithë inat trajneri i kombëtares së Algjerinë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport belmadi federatës algjeriane të futbollit kupën e botës 2022 kupën e botës 2022 në katar belmadi federatës algjeriane të futbollit kupën e botës 2022 kupën e botës 2022 në katar

Sondazh

Poll