Politike

Rehabilitimi i Fierzës, vendi do marrë 40 mln euro kredi! Kredia do të shlyhet për 15 vite

26 Prill 2022, 20:57 Nga DOSJA
Rehabilitimi i Fierzës, vendi do marrë 40 mln euro kredi! Kredia do

TIRANË– Shteti shqiptar do të marrë 40 milionë euro borxh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë.

Gazetarja Eliza Gjediku shkruan për Report TV, në Komisionin e Ekonomisë, ishte  zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja ai që bëri prezantimin e projektit. Në fjalën e tij, ai tha se do të realizohet për 7 vite, dhe parashikohet që të rehabilitohen të 4 turbinat e hidrocentralit.

“Ndryshohen gjeneratorët, ndryshohen aksesorët bazë, ndryshohen rrotat e punës, verifikohen elementët e agregatit. Pra me këtë që ne bëjmë i japim një cikël të ri jete 30-vjeçar turbinave,”– tha Bejtja.

Zëvendësministri Bejtja sqaroi se që prej vitit 2008 në kaskadë janë investuar 150 milionë euro, duke nisur që nga siguria e digave deri tek rritja e prodhimit të energjisë. Ndërkohë që ai shtoi se investimi do të rrisë prodhimin e energjisë në kaskadë dhe do të shpenzohet më pak në vitet e ardhshme për mirëmbajtjen.

“Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në HEC, me të paktën 50 gigavat në vit që lidhet me eficencën e zëvendësimit me elementë më modern. Rritjen e eficencës në prodhim në HEC me të paktën 4%, reduktimin e kohës së mirëmbajtjes, rritjen e disponueshmërisë së veprës, reduktimi i kostove për mirëmbajtjen, reduktohet karboni, dhe rritet siguria e vendit për furnizimin me energji elektrike, si dhe rritja e jetëgjatësisë së veprës me të paktën 30 vite të tjera,”-shtoi ai. 

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike hidrocentarli i fierzes ilir bejtja hidrocentarli i fierzes ilir bejtja

Sondazh

Poll