Aktualitet

Me flokë të thinjura e me mustaqe, Tahiri poston foton si plak, ironi me veten: Duke pritur gjyqin…

17 Korrik 2019, 10:39 Nga DOSJA

TIRANË- Edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka shpëtuar nga sfida që po çmend rrjetin, e cila tregon se si do të dukeni kur të plakeni.

Krahas fotos, ish-ministri Tahiri ka shkruar me ironi se edhe në atë moshë do të jetë duke pritur datën e radhës për gjyqin ndaj tij.

Duke pritur gjyqin…. Një gjyq që duhet të ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2të se polici nuk kishte bërë njoftimet. Hera e 3të (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në Parlament, sot i kishin humbur.  QESHARAAAAAKE!!!!! Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot, “-tha Tahiri.

Shtyhet për herë të tretë gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kishte humbur dëshmitë e Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit.

Tahiri e quajti absurde humbjen e dëshmive që provonin fajësinë e tij. Ai tha se hiqte dorë prej tyre vetëm gjyqi të mos shtyhej. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri faceapp saimir tahiri dosja tahiri faceapp saimir tahiri

Sondazh

Poll