Aktualitet

Dosja ”Babale”, dëshmojnë Nushi dhe Breçani: Si u takuam me Albert Veliun. Seancën tjetër Alibeaj, Rakipi e Hajdarmataj

17 Korrik 2019, 11:19 Nga DOSJA
Dosja ”Babale”, dëshmojnë Nushi dhe Breçani: Si u

TIRANË-  Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për dosjen ”Babale”, ku kanë dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani.

Në rrëfimin e tij Albert Nushi tha se Fredi Alizotin e njihte për shkak të detyrës së tij, pasi ky i fundit i ishte prezantuar vetë si personi që kishte imituar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Agronin.

Ndërsa në rrëfimin e tij Erzen Breçani u tregoi se Fredi Alizotin dhe Albert Veliun i kishte takuar në oborrin e PD-së.  Sipas Breçanit, Alizoti i kishte rrëfyer se gjithçka ishte trilluar për të përfitura azil.

Pas rrëfimeve të Nushit dhe Breçanit, tashmë për çështjen Babale janë thirrur për të dëshmuar edhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, prokurori Besim Hajdarmataj dhe gazetari Ylli Rakipi.

Çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albet nushi dosja babale erzen brecani albet nushi dosja babale erzen brecani

Sondazh

Poll