Aktualitet

‘Çmendet’ i moshuari në Kukës, kërcënon të vrasë me çifte familjarët dhe nipin, policia e arreston

17 Korrik 2019, 10:53 Nga DOSJA
‘Çmendet’ i moshuari në Kukës, kërcënon

KUKËS – Një 79-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi ka tentuar që të vrasë familjarët e tij dhe t’i vërë flakën banesës me benzinë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kalimash është parandaluar në kohë nga policia.

“Pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë”, thotë policia.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se i moshuari ka shkatërruar orenditë e banesës duke ushtruar edhe  dhunë psikologjike ndaj familjarëve pasi i kanoste me armë gjahu tip çifte.

Pasi u lajmërua, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke e shpëtuar nga tragjedia familjen nga Kukësi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i moshuari ne kukes kukes arrestohet i moshuari ne kukes kukes

Sondazh

Poll