Aktualitet

Prekëse/ Humbën jetën nga shpërthimi, memorial për dy ushtarakët shqiptarë, do kujtohen përgjithmonë në Letoni

17 Korrik 2019, 10:33 Nga DOSJA
Prekëse/ Humbën jetën nga shpërthimi, memorial për dy

LETONI- Dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën pas shpërthimit në bazën e NATO-së në Letoni, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi do të kujtohen përgjithmonë.

Në ndër të tyre në bazën Adazi është ngritur një memorial, në të cilin janë vendosur dhe emrat dhe fotot e dy ushtarakëve shqiptarë që ranë në krye të detyrës.

Kanë qenë kolegët e tyre, ata janë kanë zbuluar memorialin dhe e ndëruan me një qëndrim ushtarak.

Lidhur me memorialin ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila njoftoi vendosjen e tij duke shpërndarë edhe fotot.

“Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.Kolegët e tyre zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!”, shkruan ministrja.

Më 6 maj në Letoni gjatë një seancë stërvitore ndodhi shpërthimi i një mine që i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj. Në gjendje të rëndë në spital u dërgua major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 4 ditë më pas. I vetmi i mbijetuar i shpërthimit ishte nëntetari Julian Kapaj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi letoni shpërthimi në letoni zarife hasanaj klodian tanushi letoni shpërthimi në letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll