Bota

Shpërthimet në Transnistrisë, Moldavia rrit sigurinë, Presidentja: Rrini të qetë

26 Prill 2022, 15:49 Nga DOSJA
Shpërthimet në Transnistrisë, Moldavia rrit sigurinë,

MOLDAVI- Moldavia ka rritur masat e sigurisë pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia. BBC shkruan se Presidentja e Moldavisë Maia Sandu u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë pas një sërë shpërthimesh në zonën në kufi me Ukrainën, që ngritën frikën e një përhapjeje nga konflikti me Rusinë.

Duke folur pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurimit të Moldavisë, Sandu ia atribuoi shpërthimet ndryshimeve të brendshme midis grupeve të ndryshme në Transnistria që kanë interes në destabilizimin e situatës. Këshilli rekomandoi që agjencitë shtetërore të rrisin patrullimet pranë zonës tampon me Transnistrinë dhe kontrollet e sigurisë në infrastrukturën kritike.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maia sandu lufta ukraine-rusi maia sandu

Sondazh

Poll