Bota

Donfried mbërrin në Beograd, pritet në takim nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç

26 Prill 2022, 15:36 Nga DOSJA
Donfried mbërrin në Beograd, pritet në takim nga presidenti serb

SERBI- Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropë, Karen Donfried ka mbërritur sot në Serbi ku dhe është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Donfried, e cila po e kryeson delegacionin amerikan të Departamentit të Shtetit është shoqëruar nga emisari për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Ndërkohë, Vuçiç ishte i shoqëruar në takim nga ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Delegacioni amerikan ka nisur turin ballkanik ku ditën e djeshme kanë qenë në Kosovë ku kanë takur presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Nesër ata do ta vizitojnë Bosnjen dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë më 28 Prill do të mbërrijnë në Shqipëri dhe Mal të Zi.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic karen donfried ne serbi aleksander vucic karen donfried ne serbi

Sondazh

Poll