Bota

SHBA: Kombet qëndrojnë të bashkuar për të mbështetur Ukrainën

26 Prill 2022, 15:31 Nga DOSJA
SHBA: Kombet qëndrojnë të bashkuar për të

UKRAINË- Njoftimi i Gjermanisë se do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë është një ndryshim i madh për një vend që kishte një politikë kundër dërgimit të armatimit të rëndë në zonat e konfliktit. BBC shkruan se pas disa javësh presioni mbi qeverinë gjermane për të përmbushur kërkesat e Kievit, ky është zhvillimi më domethënës deri më tani që është shfaqur ndërkohë që zhvillohet një takim i organizuar nga SHBA ndërmjet NATO-s dhe aleatëve të BE-së.

Ministrat nga 40 vende po mblidhen në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore për të provuar të shpejtojnë dërgesat për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë. Ai vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Rusia se mbështetja e vendeve për Kievin mund të përshkallëzojë konfliktin me pasoja të paparashikueshme.

“Kombet nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit perandorak të Rusisë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe po ashtu të gjithë këtu”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lloyd austin lufta ukraine-rusi lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll