Bota

Sulmohet sërish me armë zjarri Policia e Kosovës, Petkoviq: Të shmangen provokimet

26 Prill 2022, 07:05 Nga DOSJA
Sulmohet sërish me armë zjarri Policia e Kosovës, Petkoviq:

KOSOVË– Policia e Kosovës është sulmuar sërish me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Gazeta Ekspress shkruan se nga të shtënat ka pasur dëme materiale dhe nuk është lënduar asnjë zyrtar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore në ndihmë të kolegëve. Gjithashtu po punohet dhe për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria ka marrë në dorë të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë vendosur në zonën kufitare në Kosovë dhe po i shqyrton. 

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit. Petkoviq ka dënuar sulmet ndaj policisë dhe ka hedhur poshtë pretendimet se sulmet janë akt i serbëve që jetojnë në komunat në veri të Kosovës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës sulmohet me armë. 10 ditë më parë, Policia e Kosovës u sulmua për tre ditë rresht me armë zjarri. Pati reagime të shumta nga autoritetet por deri më tani nuk është njoftuar për asnjë person të vënë në pranga. 

OSBE dënon sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, bën thirrje për kapjen e autorëve

Sulmi i sotëm ndaj policisë së Kosovoës, Lista Serbe: Përpjekje për të na fajësuar

Pamje nga sulmi me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës, gëzhoja dhe plumba pranë mjeteve

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘E dënojmë fuqishëm’, sulmet ndaj policisë së Kosovës, Petkoviq: Nuk ka lidhje me serbët

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore sulm ne kosove sulm ne kosove

Sondazh

Poll