Bota

Lufta në Ukrainë, si shkoi takimi në Ramstein i Lloyd Austin?

26 Prill 2022, 15:59 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, si shkoi takimi në Ramstein i Lloyd Austin?

GJERMANI- Sapo ka mbaruar konferenca për shtyp e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin nga baza ajrore Ramstein në Gjermani. Këtu janë pikat kryesore nga konferenca për shtyp:

Ministrat nga 40 vende – si anëtarë të NATO-s dhe jo-anëtare të NATO-s – janë takuar në Gjermani për të diskutuar mbrojtjen e Ukrainës në mes të pushtimit të Rusisë

Ata kanë diskutuar një paketë ndihme ushtarake dhe financiare për Ukrainën

Zhvillimi më domethënës ishte një ndryshim i madh i politikës nga Gjermania, e cila tani do të furnizojë me armatim të rëndë një zonë konflikti. Gjatë konferencës për shtyp, Austin tha se vendimi i Rusisë për të furnizuar

Ukrainën me sisteme anti-ajrore Gepard dhe për të ofruar trajnime ishte një “lëvizje e rëndësishme”.

I pyetur për kërcënimin bërthamor nga Rusia, Austin tha se ishte e padobishme dhe e rrezikshme të spekulosh për armët bërthamore.

Sekretari amerikan i mbrojtjes i bëri thirrje gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin që të de-përshkallëzojë konfliktin

SHBA u zotua të lëvizë “qiellin dhe tokën” për t’u siguruar që Ukraina të mund Rusinë. Austin tha se “Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe po ashtu të gjithë këtu”

Sekretari amerikan i mbrojtjes tha se ata “duan ta bëjnë më të vështirë për Rusinë të kërcënojë fqinjët e saj”.

Austin tha se SHBA po shqyrton shkakun e sulmeve të fundit në Transnistria, një territor separatist i kontrolluar nga Rusia në Moldavi.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lloyd austin lufta ukraine-rusi lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll