Bota

Imazhe ‘të turpshme’, turistët varin këpucët në derën e xhamisë së Shën Sofisë në Turqi

26 Prill 2022, 14:39 Nga DOSJA
Imazhe ‘të turpshme’, turistët varin këpucët

TURQI– Imazhet e reja të publikuara nga Shën Sofia në Turqi kanë provokuar zemërim dhe kanë dëshmuar se shkatërrimi i fundit i portës perandorake nuk ishte thjesht një aksident.

Siç shihet në imazhet e postuara në rrjetet sociale nga kreu i Bashkisë së Stambollit për mbrojtjen e trashëgimisë historike të qytetit, Mahir Polat, turqit e kanë kthyer tempullin në një raft këpucësh!

Situata ka arritur në një pikë ku ofendon shenjtërinë dhe vlerën historike të Shën Sofisë. U bëj thirrje institucioneve kompetente që t’i japin fund këtij turpi ndaj ndjeshmërisë së miliona njerëzve që ia kanë kushtuar shpirtin Shën Sofisë. A nuk e shohin këtë 154 kamerat dhe 69 policët e sigurisë dhe turizmit?“-shkroi ai.

Pak ditë më parë reagime dhe zemërim nxitën fotot që ishin publikuar nga monumenti historik i Shën Sofisë, pasi përveç vandalizmit në portën perandorake, regjistrohen edhe pamje të dukshme braktisjeje. Vandalizmi, plehrat dhe pluhuri trishtojnë me fotot dhe videot që panë dritën e ditës në rrjetet sociale turke, nga situata në të cilën ka rënë së fundmi monumenti i Shën Sofisë, pas shndërrimit të saj, përsëri në xhami, në vitin 2020.

Mediat turke raportuan megjithatë se dëmtimi i portës perandorake ishte riparuar. Megjithatë zhurma vazhdon për mungesën e kujdesit të duhur ndaj monumentit, por edhe për rreziqet që sjell dyfishimi i numrit të vizitorëve brenda.

Të shumtë janë ata që kundërshtojnë shpjegimin e Drejtorisë së Institucioneve Përfituese Publike të Turqisë se dëmi është për shkak të konsumit normal, ndërsa ka edhe nga ata që besojnë se dëmi është bërë qëllimisht nga një mjet zdrukthtari. Shumë postime vënë në pikëpyetje aftësinë e autoriteteve turke për të restauruar siç duhet monumentet historike, duke përmendur shembuj të punimit të dobët me materiale moderne si plastika dhe alumini.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota demtohet porta e shen sofise mahir polat demtohet porta e shen sofise mahir polat

Sondazh

Poll