Aktualitet

Presidenti/ Balla: Më 10 maj mbahet raundi i parë i votimit, Berishën s’e njohim

26 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Presidenti/ Balla: Më 10 maj mbahet raundi i parë i votimit,

TIRANË– Më 4 Maj do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ndërsa me 10 Maj do të mbahet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Për mediat, Balla tha se me kërkesë të krerëve të dy grupeve parlamentare të opozitës, Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës është dakordësuar shtyrja me një javë e konferencës së kryetarëve.

Balla tregoi se tashmë janë hapur zarfet me propozimet e dhëna nga grupi i PS-së dhe janë administruar. Ai tha se janë hapur edhe e-mailet me çdo propozim tjetër dhe do të jetë ekipi i PS-së ai që do të shkurtojë listën. Kreu i grupit parlamentar i PS, tha ‘negociata me Sali Berishën, nuk do të ketë as sot e as mot.’

Lidhur me propozimin e Fatmir Mediu që opozita të negociojë si një e vetme në proces, Balla tha se kjo është një cështje që u përket atyre.

Raundi i parë është parashikuar në 10 Maj, raundi i dytë dhe i tretë kur kërkohen 84 vota për të zgjedhur Presidentin janë parashikuar në 16 dhe 20 Maj. Nëse në tre raundet e para nuk arrihen 3/5 e votave është parashikuar që raundi i katërt ku kërkohen 71 vota është parashikuar të mbahet në 24 Maj.

Partia Socialiste ka dorëzuar deri më tani 67 emra për president. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vlerësim apo…? Edhe Edi Rama në listën e kandidatëve të socialistëve për President

Balla: Me Sali Berishën nuk ka dhe nuk do të ketë negociata!

VD-Presidenti/ ‘Sa do pritet opozita për propozimet?’ Balla: Kanë pasur kohën e nevojshme

VD-Zgjedhja e presidentit! Balla: Me 4 Maj zhvillohet Konferenca e kryetarëve, me 10 votimi

Presidenti i ri! Mblidhet grupi parlamentar i PS, EMRAT e propozuar, mes tyre Nano dhe Rama

(A.B)DOSJA.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll