Aktualitet

Zgjedhje në PD! Demokratët votojnë sot, sherr mes anëtarëve në Bulqizë

26 Prill 2022, 07:39 Nga DOSJA
Zgjedhje në PD! Demokratët votojnë sot, sherr mes

TIRANË– Partia Demokratike zhvillon edhe sot zgjedhje për kryetar dege në dy zona në vend. Në Bulqizë dhe në Himarë, demokratët do të votojnë për kandidatin e preferuar. Në Bulqizë, pas tërheqjes së Defrim Fikut, në garë janë vetëm dy kandidatë. Demokratët do të zgjedhin me votë për kryetar mes Fatos Jaho Hoxha dhe Shaqir Mislaf Manjanit. Ndërsa në Himarë kandidatë janë: Afrovita Dhimojani, Alketa Kiço Simo dhe Marin Panajot Suli.

Në Bulqizë procesi ka hasur sërish probleme. Anëtarët e PD shkulën një derë të kinemasë që është kthyer në Qendër Votimi, teksa nuk kanë munguar edhe debatet verbale. 

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

PD Bulqizë:

1. Fatos Jaho Hoxha
2. Shaqir Mislaf Manjani

Qendra e Votimit: Kinemaja e qytetit

PD Himarë:

1. Afrovita Dhimojani
2. Alketa Kiço Simo
3. Marin Panajot Suli

Qendra e Votimit: Zyra e PD Himarë

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhje në 9 degë të PD. Mustafa Pashja u shpall futues i garës për Peqinin me 50.6% të votave. Kryetar i PD-së në Mirditë u shpall Albert Mëlyshi me 56% të votave. Kryetar i PD, Devoll u shpallet Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave. Në Dega 7 në Tiranë ndërmjet 4 kandidaturave fitoi Avni Tobli me 46% të votave. PD-në e Vaut të Dejës do ta drejtojë Benard Ndreca me 69% të votave. Gramshi shpalli kryetar ndërmjet 5 kandidaturave Kodhel Cala me 38.5% të votave. Kryetar i PD në Korçë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, Devis Osmani me 48% të votave. Në Malësinë e Madhe procesi u anulua pasi njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit pas akuzave për parregullsi në proces.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO-MOMENTI/ SHERR në Bulqizë, anëtarët e PD shkulin dyert e degës: Na fusni brenda

Zgjedhjet për kryetar dege në Bulqizë! Tërhiqet një nga kandidatët, dy në garë

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhje ne deget e pd zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll